Shkodër, arrestohen vëllezërit që qëlluan me armë në drejtim të furgonit

14/10/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, Edmond dhe Kristjan Vushmaqi, përkatësisht 27 dhe 24 vjeç, pasi akuzohen se dy javë më parë kanë qëlluar me armë në drejtim të një furgoni pasagjerësh.

Dy vëllezërit nga Velipoja u gjetën të fshehur në fshatin Grizë të Malësisë së Madhe në banesën e një të afërmi të tyre. Bëhet e ditur se shënjestra e sulmit me armë ndaj furgonit të pasagjerëve ishte një shtetas me të cilin më parë dy vëllezërit kishin patur një konflikt për motive të dobëta.

Ndaj vëllezërve Vushmaqi është ngritur akuza e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Top Channel