Meta: Çështja Çame nuk e trondit koalicionin

14/10/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pasi mori pjesë në tryezën mbi pavarësinë e organeve të menaxhimit zgjedhor, foli për debatet mbi gjuhën e përdorur nga ai gjatë vizitës në Greqi.

Meta kishte deklaruar se Çështja Çame “kërkon dialog, mirëkuptim dhe mirëbesim, i cili duhet të ndërtohet çdo ditë”. Por, Shpëtim Idrizi u shpreh i habitur, për atë që la të kuptohej se kishte qene një monolog në takimet e kryeparlamentarit në Greqi për këtë çështje. “Në verbin tonë dhe në arsyetimin tonë, ka qenë i pamjaftueshëm për të parë Ilir Metën në pozicion, jo dialogu, sepse nuk kishte dialog”, deklaroi Idrizi.

Sot, Ilir Meta tha se kjo çështje nuk ka lidhje me koalicionin qeverisës: “Jam shumë i bindur se kjo çështje, jo vetëm që nuk ka të bëj me raporte koalicioni, partish apo individësh, por është një çështje që është në interesin e të gjithëve, që të gjejë një zgjidhje dhe për këtë unë gjithnjë kam qenë dhe jam i orientuar nga rezultati dhe jo nga retorika”.

Top Channel