Manjani në kongresin e Syriza-s: Alternativa Cipras, për t’u marrë shembull

14/10/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka marrë pjesë në Kongresin e dytë të Syriza-s në Athinë, me ftesë të Cipras. Ai përfaqëson LSI-në në këtë kongres, gjatë të cilit u prezantuar dhe programi i ri politik i kësaj partie.

Gjatë fjalës së tij Manjani tha se alternativa Cipras është për tu marrë shembull, pasi është “e majta moderne e shekullit te ri që nuk resht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut”.

“Aktualisht funksionon Alternativa Cipras. E majta moderne e shekullit te ri që nuk resht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut! Integrimi i shtresave apo grupimeve sociale pa dallim në shoqërinë greke është filozofia politike e drejtimit aktual. Me këto parime e me këtë filozofi Greqia nën drejtimin e Kryeministrit Cipras kaloi dallgën financiare më të madhe të kohës moderne! Nuk ka përfunduar ende, por Greqia duket në rrugë të mbarë. Reforma të thella, por me dinjitet! Nxitje e bisnesit në shërbim të ekonomisë kombëtare, por trajtim dinjitoz për të varfrit dhe të pamundurit! Arsim të brezit të ri nëpërmjet një politike arsimore pa diskriminim! SYRIZA një parti e re për tu marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne.”, është shprehur Manjani.

Top Channel