Sulmohet nga peshkaqeni, shpëton mrekullisht

14/10/2016 00:00

Një zhytës e ka gjetur veten të bllokuar në kafaz me një peshkaqen, ndërsa ky i fundit është futur papritur brenda, por mrekullisht ai ka shpëtuar.

Pamjet e pabesueshme janë filmuar në brigjet e Kalifornisë, në të shihet që “ekspedita” për të vrojtuar peshkaqenin vajti tmerrësisht keq dhe mund të kishte përfunduar me vdekjen e zhytësit.

Videoja nis me peshkaqenin e madh që i afrohet një karremi të vendosur për të dhe zhytësin që ndodhet brenda kafazit gati për të fotografuar peshkaqenin, por diçka ka shkuar keq dhe peshkaqeni ka përfunduar brenda kafazit.

Por në një mënyrë të pabesueshme, peshkaqeni ka dalë nga pjesa e sipërme e kafazit duke ia kursyer jetën zhytësit.

Top Channel