Tepelenë, arrestohet për plagosje me thikë 28-vjeçari

14/10/2016 00:00

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tepelenës për plagosje me thikë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Tepelenë, ku pas një konflikti të çastit, Ndriçim Malaj ka goditur me thikë në shpatull G. T. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Malaj u arrestua menjëherë nga policia dhe mbi të rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.

Top Channel