Vetëvrasja në Shëngjergj, arrestohen dy persona

14/10/2016 00:00

Vijon të jetë e veshur me mister vdekja e Besnik Pudjas në Shëngjergj një javë më parë por nga ana tjetër policia e Tiranës vijon t’i qëndrojë versionit të vetëvrasjes.

19-vjeçari Alges Liçi dhe 30-vjeçari Dritan Buzo, të dy banues në Tiranë janë arrestuar, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale H. D., 47 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë për arsye se dyshohet të kenë qenë të pranishëm në ngjarjen ku mendohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja.

Nga hetimet e kryera, këta dy shtetas kanë patur dieni për ngjarjen dhe janë përpjekur ta fshehin atë. Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D. është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar kanabis.

Top Channel