PS sërish me mjek në Kolonjë

14/10/2016 00:00

Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë Kolonjë. Ai është mjeku Ilia Stefo, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës i zgjedhur nga Partia Agrare e Agron Dukës.

Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua më herët gjatë së enjtes nga Presidenti Nishani.

Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.

Top Channel