Shfrytëzonte dy femra për prostitucion, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

13/10/2016 00:00

Një 50-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion dy femra.Bëhet e ditur se gjithashtu nga ana e policisë së kryeqytetit u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy  shtetaset me inciale L. B dhe I. S,  të dyja banuese në Tiranë.

Specialistët për Trafiqet e Paligjshme kishin siguruar  informacione, se shtetasi Lulëzim Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetaset L.B. dhe I.S.

Burime nga policia bëjnë me dije se Lulëzim Zela, posedonte një ambient tre katësh i përshtatur si motel në Tiranë dhe se katin e parë të këtij ambuent  ai dyshohet se e kishte  vënë në dispozicion  dhe dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset e mësipërme për ushtrim prostitucioni.

Nga hetimet rezulton se klientët i gjente Lulëzimi, i cili merrte pagesë nga këta të fundit për  dhomën, pasi binin dakort paraprakisht edhe  për pagesën kundrejt L.B. dhe I.S.

Top Channel