Besa, trajnere në “The Voice of Albania 6”!

13/10/2016 00:00

Besa, një zë e figurë e spikatur në skenën shqiptare, gati për t’u ulur në karrigen më emocionuese në botë! Pas daljes së parë në vitin 2003, publikoi albumin e saj debutues në vitin 2006, duke u bërë shpejt një emër i dashur për publikun, por edhe për kritikën.

Pas suksesit të albumit, Besa u zgjodh si përfaqësuese e Shqipërisë në MTV Exit Concert, ku konfirmoi sërish vlerat e saj artistike. Në të njëjtin vit, e më pas gjatë gjithë karrierës së saj, është pjesë e koncerteve kushtuar ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj grave.

Energjia në skenë, niveli i lartë i performancave dhe zëri i veçantë janë faktorët e suksesit. Prej më shumë se një dekade ajo provon të këndojë në stile të ndryshme e gjithmonë ia del mbanë duke triumfuar jo vetëm me suksesin në publik, por edhe me vlerësime të shumta nga juritë e garave ku ajo merr pjesë.

Në vitin 2008, Besa këndon “Engjëjt vrasin njësoj” dhe shpallet fituese e “Top Fest”-it. Kënga mbetet një hit dhe shumë vite më pas, duke u konsideruar si një himn dashurie në muzikën shqiptare.

Në vitin 2009, ajo përfaqëson Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me “Nothin’ Gonna Change” duke u kualifikuar në gjysmëfinale. “Tatuazh në zemër” nuk është veç “Best Dance”, por edhe fituesja e çmimit të madh në edicionin e pestë të Kënga Magjike.

Vit pas viti, duke kënduar vetëm apo në duet, baladë apo dance, Besa bashkëpunon me emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Çdo dalje tërheq vëmendje dhe fiton simpatinë e publikut, duke e bërë atë një nga këngëtaret me të ndjekura të këtij dhjetëvjeçari.

Por cili do të jetë trajneri i katërt?

Top Channel