Anglia ‘ngel’ në klasë, efikasitet të ulët për të shënuar

13/10/2016 00:00

Tifozët e Anglisë kanë të drejtë të ankohen për spektaklin e munguar dhe efikasitetin para portës kundërshtarë në diskutimin për kombëtaren e futbollit.

Në muajt e fundit përfaqësuesja e “3 Luanëve” po renditet gjithmonë e më keq për finalizimin e rasteve për gol, aq sa nëse vendoset në një klasifikim virtual me ekipet e Premier Ligës, mban vendin e fundit.

0-0 u mbyll 90 minutëshi i fundit ndaj Sllovenisë në eliminatoret për botërorin, çka tregon limitet e një Anglie që flitet gjithmonë si pretendente, por asnjëherë nuk e arrin finalen. Ndaj kundërshtarëve mesatarë bazuar në pikaverazhin e  FIFA-s, ishullorët kanë shënuar vetëm 3 gola në 3 ndeshje. Kështu që klasifikimi me një përqindje të ulët nuk është surprizë për shumë ekspertë.

“3 Luanët” kanë shpërdoruar raste para kuadratit kundërshtar më shumë se çdo ekip që militon në Premier Ligë, pavarësisht se kombëtarja përbëhet pikërisht nga elita e kampionatit vendas.

7.89% të shanseve të Anglisë janë konvertuar në gol, më keq se ekipe modeste si Southampton, Swansea apo Stok City. 52 goditje në total ka bërë kombëtarja angleze që janë shumë krahasuar me vetëm 3 gola ndaj rivalëve modestë.

Top Channel