“Babagjyshët”, Krimet e Rënda: 23 vite burg Ilir Kupës

13/10/2016 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për dënimin e pjesës tjetër të bandës së grabitësve të njohur me emrin “Babagjyshët”.

Sipas vendimit, Agustin Sula dënohet me 6 vite burg, nga 35 që kërkoi Prokuroria. Agustin Sula bashkëpunoi me drejtësinë për zbulimin e kësaj bande, që kreu disa grabitje.

Emri më i njohur i kësaj bande është Ilir Kupa, për të cilin gjykata dha 23 vite burgim; Enea Qerrushi dhe Mark Shpendi u dënuan me nga 16 vite; Hajdar Sefa me 14 vite dhe Edmond Sela gati 9 vite burg.

Më herët, gjykata dënoi edhe një tjetër anëtar të kësaj bande, i cili u gjykua veç dhe me gjykim të shkurtuar.

Top Channel