SHBA, përleshje në avionin stërvitor, piloti shqiptar ndal kamikazin

13/10/2016 00:00

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Shtetet e Bashkuara beson se rrëzimi i avionit të vogël në East Hartford, të Connecticut-it nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm.

Avioni me dy motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë e u përfshi nga flakët. Nga rrëzimi, studenti i fluturimit Feras Freitekh mbeti i vrarë në vend, ndërsa instruktori i tij shqiptaro-amerikan fatmirësisht shpëtoi gjallë, por ka marrë djegie të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.

“Hetimet fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Raportet në mediat vendase lënë të kuptohet se instruktori është përpjekur ta ndalojë veprimin ekstrem të të riut me origjinë jordaneze. Duke cituar një zyrtar të lartë të zbatimit të ligjit, “New York Times” thotë se dy burrat janë zënë me njëri-tjetrin përpara përplasjes.

FOTO GALERI
1/4
Ne foto shqiptari Arian Prevalla

Top Channel