“The Voice”, audicioni në Tiranë

13/10/2016 00:00

“The Voice of Albania 6” mbyll fazën e audicioneve duke u rikthyer edhe njëherë në Tiranë. Në qytetin dhe audicionin më të rëndësishëm produksioni është ende në kërkim të zërit më të mirë shqiptar.

Paraditen e së premtes, në 14 tetor, tek Piramida në orën 10:00, “The Voice” fton të gjithë ata që duan të nxjerrin në pah talentin e tyre, nëpërmjet zërit, performancës apo origjinalitetit të tyre.

Deri më tani produksioni ka udhëtuar në qytetet më të rëndësishme shqiptare, si dhe në Kosovë. Maqedoni, dhe Malin e Zi. Për t’ju dhënë mundësinë të gjithëve të provojnë veten në talent shoë-n më të madh të zërit ne Shqipëri.

Deri më tani janë bërë publike edhe emrat e dy mentorëve në karrigen e kuqe. Alban Skënderaj dhe Rona Nishliu.

Pas audicionit përmbyllës së të premtes, “The Voice of Albania 6” do të zbulojë surprizat e radhës.

Top Channel