Trafiku i ri Shqipëri-Itali! Çfarë është?

13/10/2016 00:00

Përveç kanabisit, një tjetër “mall” trafikohet në dy anët e Adriatikut, nga Shqipëria në Itali.

Këtë herë, policia e Barit ka arrestuar një 40-vjeçar italian për trafikimin e 63 breshkave të gjalla që vinin nga Shqipëria. Ai i kishte fshehur ato në bagazhin e makinës së tij tip “Fiat Multipla”.

Bëhet fjalë për breshkat e tokës, të llojit “s.p.p. Testudo”,  të shpallura në rrezik zhdukjeje. Këto ekzemplarë mbrohen me një ligj nga Konventa e Uashingtonit të vitit 1973.

Top Channel