PD, rezolutë për dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit

13/10/2016 00:00

Partia Demokratike ka paraqitur sot në Kuvend një rezolutë përmes të cilës kërkon dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar.

Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Kjo nsimë e Partisë Demokratike, siç thuhet në një njoftim për shtyp, synon gjithashtu nxitjen e hulumtimeve të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ezkekutimet e tyre.

“Partia Demokratike kërkon që kjo rezolutë të miratohet nga Kuvendi para datës 5 nëntor, kur Vatikani do të bëjë lumturimin e martirëve të klerit katolik”, përfundon njoftimi i PD.

Top Channel