Zgjedhjet për Kolonjën, më 20 nëntor

13/10/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 20 nëntorin si datë e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Kolonjës.

Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pasi ndërroi jetë papritur për shkak të një ataku kardiak, kryebashkiaku Arben Malo.

Në zgjedhjet e fundit lokale, ai u propozua si kandidat i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ndërkohë, sipas ligjit, në rastet kur i zgjedhuri lokal ndërron jetë gjatë mandatit, në bashkinë që ai drejtonte mbahen zgjedhje të reja.

Top Channel