Kinë, 1300 të moshuar humbin çdo ditë

13/10/2016 00:00

Çdo ditë në Kinë humbin 1300 të moshuar, pra, 500 mijë në vit, sipas një raporti të fundit të publikuar dhe në CNN.

Populli i Kinës po plaket shpejt, pas rregullit “një familje- një fëmijë”, i cili u hoq vitin e kaluar. Teksa ligji kinez i kërkon të rriturve të mbështesin prindërit e tyre, të tjerë të cilëve fëmijët u kanë vdekur kanë mbetur vetëm apo pa përkujdesje.

Kina, sipas një raporti të Bankës Botërore, ka 114 milionë të moshuar mbi 65 vjeç, më shumë se çdo vend tjetër i zhvilluar në botë.

Të moshuarit mbi 65 vjeç përbëjnë 80% të personave të humbur, sipas Institutit të Asistencës Sociale Zhongmin dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ky është numër jashtëzakonisht i madh dhe një çështje sociale që nuk duhet injoruar”, thotë Wang Zhikun, presidenti i Institutit Zhongmin.

25% e atyre që kanë humbur janë diagnostikuar me Alzheimer apo sklerozë, ndërsa 72% vuajnë humbjen e kujtesës.

25% e atyre që janë gjetur pasi kanë humbur, kanë humbur sërish, sipas këtij raporti.

Top Channel