Fushata presidenciale në SHBA, Lavrov: Ka shumë zoçka!

13/10/2016 00:00

Më pak diplomat dhe tepër dinak vjen komenti i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke e pyetur mbi deklaratat e Trump, gazetarja e “CNN”, Christian Amanpour, ka bërë një lojë fjalësh duke folur për grupin e njohur anti-Putin në Rrusi “Pussy Riot” dhe komentet e Trump.

“Nuk e di si ta them… anglishtja nuk është gjuha e nënës, dhe nuk di sa e pahijshme do të tingëllojë kjo. Por ka aq shumë zoçka në fushatën tuaj presidenciale, në të dyja palët, saqë do të preferoja mos ta komentoja fare”, deklaroi Lavrov.

Përgjigja zuri në befasi gazetaren Amanpour, së cilës i mbeti vetëm të qeshte.

Top Channel