Putin: I shqetësuar për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara

12/10/2016 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

“Dialogu me Amerikën praktikisht është zero, por këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhjen tonë”, ka thënë Putin, duke lënë të kuptohet se zgjedhja është e Uashingtonit.

Këtë deklaratë kreu i Kremlinit e ka bërë gjatë një takimi në Forumin e Investitorëve të bankës VTB, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.

Top Channel