Reagon ashpër deputeti i PDIU: Meta, deklaratë anti-shqiptare

12/10/2016 00:00

PDIU rrit dozën e pakënaqësisë ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për vizitën e tij në Greqi. Deputeti Aqif Rakipi e ka akuzuar Metën për deklaratë anti-shqiptare kur është pyetur nëse ekziston çështja çame.

Rakipi thotë se, çështja çame është ngritur në Bruksel, ndërsa Meta deklaron se duhet të shihet nga e ardhmja. Sipas deputetit të PDIU, “nuk është normale që çështja çame të mos ngrihet nga kryetari i Kuvendit”.

Po ashtu, Rakipi është shprehur kritik edhe ndaj përbërjes së delegacionit që shoqëron Metën në Athinë.

Top Channel