Spanjë, arrestohen 4 anëtarë të Shtetit Islamik

12/10/2016 00:00

Policia spanjolle arrestoi sot katër marokenë, të dyshuar për lidhje me aktivitetet e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Ministria e Brendshme e Spanjës tha se dy anëtarë të këtij grupi kohët e fundit ishin kthyer nga luftërat në Siri dhe në Irak.

Sipas këtij institucioni, të arrestuarit akuzohen për rekrutim përmes rrjeteve sociale në emër të Shtetit Islamik.

Top Channel