Britania diskriminon italianët, klasifikim me “siçilian” dhe “napoletan”

12/10/2016 00:00

Një incident thuajse diplomatik është verifikuar mes Britanisë së Madhe dhe Italisë, për shkak të formularëve të regjistrimit në shkolla në Mbretërinë e Bashkuar.

Sikurse raportojnë mediat italiane, në formularët që jepeshin për regjistrimin e nxënësve italianë bëhej një diferencim mes “Italian”, “Italian nga Siçilia” dhe “Italianë nga Napoli”.

Dallimi në fjalë ka shkaktuar indinjatë tek familjet e fëmijëve, si dhe ka bërë që Ambasada e Italisë në Mbretërinë e Bashkuar të reagojë. “Jemi të bashkuar që prej vitit 1861”, i ka shkruar ambasadori Pasquale Terracciano Ministrisë së Jashtme britanike.

Ka qenë Ministria britanike e Arsimit që ka modifikuar kodet që në disa shkolla të Mbretërisë klasifikonte studentët italianë në tre grupe etniko-gjuhësore.

Incidenti, nëse do të klasifikohej i tillë, ka ndodhur së fundmi dhe vetëm këtë të mërkurë qeveria britanike ka njoftuar atë italiane se ka modifikuar kodet e regjistrimit në shkolla.

Më herët, Ministria e Jashtme britanike i kishte kërkuar ndjesë Romës zyrtare për këtë klasifikim.

Top Channel