Ekonomi-biznesit: Kemi objekte të lira, shfrytëzojini me kontratë 1 euro

12/10/2016 00:00

Nga Patosi, gjatë një vizite në dy kompani fasone, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi tha se, dikasteri i saj, nëpërmjet Drejtorisë së Pronës ka në dispozicion me qindra objekte në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat janë të gatshme për t’u vënë në shërbim të biznesit me kontratën simbolike 1 euro.

“Në tre vitet e fundit janë realizuar 21 kontrata, kryesisht dhënie objektesh shtetërore me qiranë simbolike 1 euro, në ndihmë të sipërmarrjes, të cilat kanë mundësuar deri më tani investime me vlerë 25 milionë euro dhe kanë punësuar 3.000 personave. I ftoj sipërmarrësit të vijnë në ministri, apo edhe të shohin përmes dritares së vetme të shërbimeve AIDA si t’i përdorim këto prona”, deklaroi Ekonomi.

Eksportet shqiptare, nënvizoi ministrja, në industrinë fason, tekstile dhe lëkurë po t’i krahasojmë me vitin 2014, rritja në 2015 ishte 5%, ndërsa rritja në 2016 përkundrejt 2015-s, për periudhën janar-korrik, është 21%.

Top Channel