A mund t’i besosh “Mbretit të ri të Instagramit” që bën një jetë të çmendur?!

12/10/2016 00:00

Pronari i disa klubeve nate në Los Angeles, 43-vjeçari, Tony Toutouni, argëton 1.5 milion ndjekësit e tij në Instagram duke publikuar foto nga jeta e tij tejet luksoze dhe i rrethuar gjithmonë nga femra seksi.

Por a mund t’i besosh “Mbretit të ri të Instagramit”, i cili e ka rrëmbyer këtë titull nga miku i tij Dan Bilzerian? E fejuara e tij thotë “Po”.

“Jeta që unë bëj është ajo që çdo mashkull në botë do e dëshironte dhe unë po e shijoj në maksimum. Jam beqar, por jam shoqëruar me shumë, shumë femra. Të jetoja në Los Angeles më ka bërë të kem çdo gjë në jetë dhe nuk ka qenë aspak e vështirë të kem pasur çdo femër që kam dashur”, ka deklaruar Tony Toutouni, pak muaj më parë.

Së fundmi ai i ka propozuar të dashurës së tij dhe përgjigjja e saj ishte “Po”.

Por a mund t’i besosh një mashkulli që është në shoqërinë e shumë femrave të bukura dhe shpesh realizon foto tepër provokuese.

26-vjeçarja Juliann Nicole thotë po, madje ajo shton se e mbështet plotësisht burrin e saj të ardhshëm.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel