Kapet hashash në Tiranë e Vlorë, ndalohen 3 persona

12/10/2016 00:00

Policia e Tiranës ka sekuestruar armë, drogë dhe municione, në një operacion të zhvilluar në fshatin Kllojkë.

Uniformat blu kanë gjetur 80 kg kanabis të tharë, gati për paketim, si dhe 4 automatikë e 2 pushkë, që ishin fshehur në disa fuçi mes mullarëve të barit.

Në pranga janë vënë i zoti i tokës pranë banesës, Xhelal Biraçi, 78 vjeç, si dhe 41-vjeçarja Shahe Biraçi, nusja e djalit, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar 324 kg kanabis edhe në Vlorë, duke arretuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër. 296 kg hashash u gjetën në një stallë, ndërsa 55 kg u sekuestruan në banesën e Aldrin Ramadanit.

Top Channel