Falma Fshazi ka zgjedhur që personazhin e saj qendror në krijimtarinë e fotonovelës së saj ta quajë “Eja”. Ajo është një vajzë që zgjedh të bëjë një tur në pjesët kryesore të Tiranës dhe qëndrimin e ka në një prej kullave më të spikatura në qendër të saj.

Kështu Falma na prezanton “Ejan”, pas saj qëndron fotografi Stefano Grazian, i cili e shoqëron me imazhe novelën. Në të shumtën e herës pjesë e objektivit të tij bëhen projektet e studios belge të arkitekturës 51N4E.

“Në një bashkëbisedim se si mund të bëhet për të përshkruar eksperiencën e tyre 12 vjeçare në Tiranë dhe në Shqipëri. Në këtë kuptim u lidhëm me Stafanon, i cili ishte fotograf dhe ka punuar shumë në projekte arkitektonike dhe të gjithë bashkë dolëm me idenë se ndoshta një fotonovelë që shkon përtej eksperiencës së tyre, por flet për njerëzoren, për Tiranën, si një qytet që të lejon sa i huaj aq edhe vendas”, shprehet Falma Fshazi.

Fshazi ka dashur të bëjë një guidë jo vetëm për ata që nuk e njohin e Tiranën, por edhe për ata që janë rritur me të. Me një stil veçanërisht të lirë. Por edhe njëkohësisht duke marrë parasysh faktin që gjithçka nis nga një projekt të një studioje të lakuar shpesh në Shqipëri.

“Për sa i përket përgjigjeve dhe kundër përgjigjeve dhe akuzave politike të gjithë i dëgjojmë, por unë kam pasur fatin të jem në komunikim politik dhe ta dijë se sa shumë ka baltë dhe sa pak të vërteta”.

Sipas Fshazit, Tiranës mund t’i vendosësh shumë epitete, por në të kryeson sidomos kaosi. Por edhe për këtë ajo e ka një përgjigje.

“Kaos që krijon mundësi”.

Top Channel