Monodrama “Marr Guximin”, një shfaqje me humor, satirë e sarkazëm është prezantuar në skenën e Teatrit “Bylis” në eventin “De-Fest Theater” në Fier.

Interpretimi brilant i aktorit të mirënjohur Mehdi Malkaj ka rrëmbyer duatrokitje pafund nga publiku fierak.

“Marr guximin…” është një sintezë e eseve satirike të librit “Shënime Pornolitike”, e autorit Vangjel Kozma, ku filli që lidh etydet është një personazh anonim, i cili ngrihet për të ndezur një llambë që fiket pak para fillimit të shfaqjes dhe befas e sheh veten, për herë të parë, në një skenë – podium.

Lënia e personazhit në konturet e anonimatit dhe satira gati e përvuajtur, krijojnë harkun e parabolës dramatike që shoqëron shfaqjen nga fillimi deri në fund.

Në skenë u ngjitën edhe studentët e Universitetit të Arteve, të cilët vunë komedinë “Ariu”.

Top Channel