Prokuroria thërret “Pameca”-n: Ndërhyrje dhe dëmtim të hetimeve

12/10/2016 00:00

Pa kaluar shumë ditë nga publikimi i raportit kritikues ndaj Prokurorisë, ajo e Krimeve të Rënda ka thirrur përfaqësues të misionit “Pameca 4” për shkak të dëmtimit të hetimeve.

Burimet pohojnë se, përfaqësuesit e “Pameca”-s kanë pasur takim me kryeprokurorin e Krimeve Besim Hajdarmataj për shkak se ky raport konsiderohet si ndërhyrje në hetimin e dosjeve konkrete, sikurse u përmendën në raport, çështja e “IMSI Catcher”, Emiljano Shullazit dhe Elvis Rroshit.

Por ndërsa Prokuroria pretendon se është dëmtuar imazhi i saj, burimet thanë se përfaqësuesit e “Pameca 4” janë shprehur se për raportin kritikues ndaj akuzës u janë referuar qëndrimeve të herëpashershme të medias.

Raporti i “Pameca”-s theksonte se, kërkesa e pezullimit nga detyra kundër drejtorit të Përgjithshëm Çako janë të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime, pasi nuk kishte asnjë të dhënë që pajisja “IMSI Catcher” të ishte në gjendje të kryente përgjime.

“Pameca” ishte kritike edhe ndaj arrestimit të Elvis Rroshit dhe caktimit të “arrestit me burg” ndaj tij, pasi nuk kishte anjë arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt.

Top Channel