Kënd lodrash në Allias, Veliaj: E premtova gjatë fushatës elektorale

12/10/2016 00:00

“Është një kënaqësi e veçantë që kthehemi këtu pas 1 viti”. Kryebashkiaku Veliaj vizitoi sot Alliasin në rrugën “Shyqyri Peza”, por jo për t’u kërkuar votën si një vit më parë, por për të parë nga afër investimet konkrete të bashkisë nën drejtimin e tij.

“Ky është këndi i pesti i lojërave që po hapim. Është një hapësirë jo vetëm për yjet tanë të ardhshëm të futbollit, por sigurisht edhe për princeshat tona që do të kenë këndin e tyre të lodrave, edhe për gjyshërit dhe për gjyshet që do të kenë mundësi të rrinë me nipat dhe me mbesat në një hapësirë të pastër dhe në një hapësirë që i bën njerëzit bashkë”, tha Veliaj.

Per Veliajn ky është një tjetër premtim i mbajtur, krahas disa investimeve të tjera që bashkia ka bërë në këtë zonë.

 “Filluam punimet vetëm disa javë më përpara dhe më vjen mirë që e gjithë kjo hapësirë e çliruar nga papastëritë, ndërtimet pa leje, zaptimet, sot i është kthyer fëmijëve të lagjes. Jam shumë i lumtur për ta dhe për gjithë fëmijët e Tiranës”, tha kreu i bashkisë së Tiranës.

Këndi i lojërave në Allias përfshin një sipërfaqe totale prej rreth 1400 m2, tanimë  i pajisur me lojëra gjithëpërfshirëse, si dhe me një minifushë futbolli.

Top Channel