Dyshon se e ka vjedhur, mban peng pastruesen e shtëpisë

12/10/2016 00:00

Një 55-vjeçare ka bërë kallëzim në polici ndaj pronarit të saj, pasi e ka mbajtur për një orë peng. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Beratit.

Q.D ka qënë e punësuar tek N. H, 64 vjeç për pastrimin e banesës. Ajo pretendon se 64-vjeçari e ka mbajtur të mbyllur në banesë për rreth një orë me pretendimin se i kishte vjedhur patentën dhe një sasi lekësh.

Ndaj N. H policia e Beratit ka nisur hetim në gjendje të lirë, në akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.

Top Channel