Tenis, Wawrinka kalon në raundin e tretë të Mastersit të Shangait

12/10/2016 11:40

Në Kinë ka nisur turneu Masters i Shanghait, ku marrin pjesë emrat më të rëndësishëm të tenisit botëror. Novak Djokovic është ndër të parët që ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë, shembull i cili është ndjekur edhe nga Stanislav Wawrinka.

Tenisti zviceran nuk hasi vështirësi në ndeshjen e tij ndaj britanikut Kyle Edmund të cilin e mundi në dy sete 6-3 dhe 6-4. Kundërshtari i radhës i Wawrinka do të jetë francezi Gilles Simon, i cili mundi me shumë lehtësi kinezin Wu Di 2-0 me sete 6-2 dhe 6-2.

U kualifikuan për në raundin e tretë të Mastersit të Shanghait edhe Marcel Granollers, i cili mposhti Thomas Berdych si dhe David Goffin që fitoi ndaj Benoit Paire.

Top Channel