Buffon fiton “Golden Foot 2016”

12/10/2016 00:00

Gianluigi Buffon është fituesi i çmimit “Golden Foot 2016”. Portieri i Juventusit dhe përfaqësueses italiane arriti të mposhtë ne këtë garë të veçantë emra të rëndësishëm të futbollist botëror si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney dhe Lionel Messi.

“Për mua është një nder që fitoj këtë çmim”, deklaroi Buffon pasi mori në dorëzim trofeun. “Shpresoj ta kem merituar. Mendoj se ky çmim më është dhënë për atë çfarë kam bërë dhe po bëj në fushën e lojës”, shtoi portieri veteran.

Çmimi “Golden Foot” akordohet për futbollistët që janë mbi 28 vjeç dhe fituesi përcaktohet nga votimet e medias dhe publikut.

Në Ceremoninë e “Golden Foot” u dha edhe çmimi “Legjendat e Arta të Futbollit”, ku ata që triumfuan ishin braziliani Anderson Luis de Souza, Carles Puyol, Didier Deschamps dhe Oliver Kahn.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel