Balla: Të amendohet ligji për partitë politike

12/10/2016 00:00

Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur për amendim të ligjit për partitë politike, duke vënë theksin në raportimin periodik dhe publikimin e jetës dhe vepritmarisë së partive.

“Rregullimet ligjore duhet të bëhen sa më parë. Ligji për partitë politike duhet të amendohet, duhet të bëjnë raportim periodik, bilance periodike, kush i financon. Gjithë jeta e veprimtaria e partive duhet të publikohen. KQZ duhet të ketë rol monitorues. Përveç KQZ edhe Prokuroria Përgjtihshm, ILDKP, Drejtoria e Pastrimit të Parave e DPT duhet të jenë të përfshira në hetime për kontrollin e burimit të fushatave të dyshimta”, është shprehur Balla, në tryezën “Kosto e demokracisë”, organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Për socialistin Balla financimi i partive nuk është i vetmi problem. Në Shqipëri funksionin sistemi i financimit miks, publik dhe privat. Ai është shprehur kundër idesë së Partisë Demokratike për ndërprerje të financimit privat. “Në Shqipëri s’do kishte kurrë më parti të reja politike, ose shteti do financojë vetëm partitë e vjetra, ekzistuese. Partitë joparlamentare s’do financoheshin kurrë”, tha Balla.

Top Channel