Makeup i dimrit, në modë “volumi rus”

12/10/2016 00:00

Vetëm një buzëkuq e ndryshon fytyrën e femrës, por fokusi është tek sytë. Për të patur një shikim të parrezistueshëm, nuk funksionon efekti “ujë e sapun”. Këtë sezon preferohen shmë qerpikët me “volum rus”, që bëhet me anë të trukut, apo duke vendosur qerpikë false.

Ka nga ato çmendurira që vendosin 400 qerpikë për sy me një efekt final tre dimensional. Kjo pasi ato projektohen në më shumë drejtime dhe kanë gjatësi më të madhe.

Rezultati është ëshikimi në stilin e motrave Kardashian, të cilat duket se në këtë mënyrë i bëjnë sytë më të mëdhenj të cilët nuk bëhen dot vetëm me përdorimin e rimelit.

Pra teknika e volumit rus është më e përdorur këtë dimër, dhe në Londër janë prezantur dhe teknikat e trukimit. Në London Olympia Beauty Show kanë marrë pjseë 900 prodhues makeup dhe kozmetikë ku kanë shfaqur 90 produkte të reja.

Qerpikët e rinj fals në një mënyrë gjysëm të përhershme, me ngjitës rezistent, ashtu siç funksionon me thonjtë, ka qënë e reja e këtij eventi. “Janë një zbulim i madh, sepse përveçse janë më të shtrenjta se ato të zakonshmet, kur i vendosni zgjasin për muaj të tërë duke patur sy të parrezistueshëm”, thotë Loreta Jasilionyte, themeluese e industrisë Flawless Lashes, që shet qerpikë false në të gjithë botën.

Por si bëhet truku i momentit?
Në show londinez gjestet e artistëve të makeup përfshijnë katër produkte: Qerpikë fals, laps të zi sysh, tonet metalike për qepallat, me sfumaturë ari dhe e fundit është buzëkuqi me ngjyrë të kuqe vërniku.

Për më të rinjtë që pëlqejnë një luk më të errët, lapsi i syve përdoret edhe për të pasur një efekt ‘errësues’, me sytë e zinj të hapur pak në pjesën e fundit të qepallës, në efektin e një loti të sapofshirë.

Por sytë ama nuk janë vetëm të zinj si nata. Qerpikët flas në Londër duken edhe blu, të kuq apo lejla. “Fytyra është në qendër të vëmendjes këtë vit. Gjithçka do të jetë me ngjyra, përveç dhëmbëve që duhet të jenë shumë të bardhë”, thotë Jasilionyte.

Top Channel