Të flasësh për striptizmin, do të thotë të bëhesh pjesë e shumë teorive. Më e rëndësishmja është ajo erotike. Por ta kthesh striptizmin në një pjesë kërcimi bashkëkohor nuk do të thotë vetëm të tërheqësh publikun nga fakti që ky emër shet.

Artisti konceptual spanjoll, Pere Faura, solli shfaqjen “Striptizë” një nga 20 shfaqjet më të mira europiane, në Teatrin Eksperimental mbrëmjen e së hënës.

“Striptizmi është një justifikim për të folur për kërcimin dhe për teatrin. Pra, si ne e shohim teatrin dhe kërcimin. Çfarë pritshmërish kemi kur ha kohë të shohim një kërcim. Si e shohim trupin nga pikëpamja artistike ose nga pikëpamja erotike”, tha Faura.

Një shfaqje moderne që ironizonte të tjerët dhe veten. Humori ishte aspekti qendror që artisti të vendoste kontakt direkt me audiencën.

“Disa njerëz mendojnë se striptizmi është shumë mashkullor, arsyeja e patriarkalizmit. Për të tjerë është e kundërta. Është fuqizimi i grave. E gjithë kjo gjëja e gjinive nuk është e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse jam një mashkull apo një femër. Por e rëndësishme është që ne të flasim për kush është duke parë kë? He çfarë pritshmërish krijuam”, thotë Pere Faura.

Një shfaqje me guxim në kuadër të festivalit “Albania Dance Meeting” për të krahasuar artin ose striptizmin me teatrin. Duke i lënë në fund audiencës të vendosë nëse do ta shoh trupin si një objekt seksi apo objekt të një eksperience artistike.

Top Channel