Reagon Basha: Rama të shkojë në Laç e të shohë “investimet” e tij

11/10/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, së bashku me një album fotografik në Facebook ku tregohet situata në Laç, i ka kërkuar Edi Ramës të lërë shfaqjet në televizion e t’u japë ndihmë familjeve të përmbytura.

“Edi Rama, sa rri në televizor e flet për investime imagjinare, të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e “investimeve” të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës”, shkruan Basha.

Top Channel