Britani, Johnson: Ku është koalicioni antiluftë në Siri?

11/10/2016 00:00

Aktivistët antiqeveritarë në Siri publikuan pamjet nga droni, të sipërfaqeve të shkatërruara nga bombardimet në Aleppo. Ata i prezantuan pamjet si të filmuara në lindje të qytetit, në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Gjatë së martës, raportohet se avionët rusë rifilluan bombardimet pas një periudhe qetësie. Raportimet e para flasin për 8 të vdekur.

Fushata nis në një kohë kur Rusia është në qendër të kritikave për dështimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit, një propozim franko-britanik që do t’u jepte fund bombardimeve.

Gjatë ditës, edhe Parlamenti britanik ka zhvilluar një debat urgjent mbi Sirinë.

“Nuk po i shoh grupet e antiluftës të protestojnë. Po, do të më pëlqente të shihja protesta jashtë Ambasadës së Rusisë. Ku është pra koalicioni ‘ndal luftës’?”, pyeti Boris Johnson, Sekretari i Jashtëm britanik.

Një ditë më parë, presidenti francez tha se Moska mund të përballet me akuza për krime lufte, për situatën që ka krijuar në Siri me bombardimet e saj, deklarata këto që u pasuan me anulinim e vizitës në Francë të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Top Channel