Kosovë, Lumezi takon O’Connell. Në fokus, dhuna seksuale gjatë luftës

11/10/2016 00:00

Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi ka pritur në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin është biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit mes zyrës së prokurorit të Shtetit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Shtetit, Lumezi dhe ambasadori O’Conell kanë folur për veprimtarinë dhe funksionimin e kryeprokurorit me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për projektin që mbështet Ambasada britanike për të zhdukurit, si dhe për nevojat e ndihmës së kryeprokurorit në trajtimin dhe identifikimin e viktimave të krimit.

Ambasadori O’Conell u shpreh i gatshëm që prokurorët, të cilët kanë treguar rezultate të mira në zgjidhjen e lëndëve, të ndihmohen dhe të përkrahen në forma të ndryshme, duke i dërguar edhe në trajnime profesionale.

Gjithashtu, Lumezi e O’Conell kanë biseduar edhe për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës.

Top Channel