Me kroçeran Berlin, në Portin e Vlorës kane zbritur rreth 360 turistë. Të apasionuar pas biçikletave turistët, edhe pse me mot të keq, zgjodhën të udhëtojnë drejt Apolonisë.

Turistët kanë futur Vlorën dhe Apoloninë në listen e vendeve që vizitojnë. Më herët, të njëjtin udhëtim ata e kanë bërë në Kotorr të Malit të Zi.

“Është hera e dytë brenda një jave. Autoriteti portual ka organizuar një mikpritje tradicionale me kostume dhe veshje tradicionale”, thotë Nestor Gavani, drjetor i Marketingut në Portin e Vlorës.

“Është hera e parë që vij me këtë anije në Shqipëri. Këtë vit kemi një projekt privat në lidhje me hapjen e disa qendrave shëndetësore dhe kopshteve për fëmijët shqiptarë. Do të rrijmë disa orë derisa të vizitojmë disa vende në Fier dhe Vlorë e më pas do të nisemi në drejtim të Greqisë ku është destinacioni ynë përfundimtar”, thotë një turist gjerman.

Gjatë udhëtimit të tyre drejt Fierit dhe Apolonisë ,turistët gjermanë janë shoqëruar  nga forcat e policisë si dhe një ambulancë, në një ditë që sipas tyre do të vlejë edhe për të njohur më shumë Shqipërinë.

Top Channel