Srebrenica e përçarë, serbët pretendojnë fitoren në zgjedhje

11/10/2016 00:00

Qyteti i gjenocidit sërish është trazuar. Zgjedhjet lokale në Bosnje bën që fitoren ta shpallin serbët, ndërkohë që myslimanët janë në pushtet. Disa parregullësi çuan në rinumërimin e votave dhe zbarkimin e shumë forcave të rëndit në këtë qytet.

Presidenti i myslimanëve të Bosnjës, Bakir Izetbegovic, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qytet. Srebrenica është gjeografikisht në hartën e krahinës së Republikes Serbe në Bosnje, që ngelet një plagë për myslimanët.  
Srebrenica njëzet vjet më parë ishte në vëmendje për shkak të masakrës së madhe. Njëzet vjet më vonë zgjedhjet lokale i kthejnë në rival sërish myslimanët dhe serbët. Heshtat janë gati.
 
Policia është këtu. Disa netë më parë atmosfera nuk ishte e qetë. Komisioni i zgjedhjeve po rinumëron votat pasi ka pasur gabime.

Kryebashkiaku mysliman Çamil Durakoviç, thotë se serbët po festojnë fitoren para kohe. Pozitën ia ka luhatur rezultati i mundshëm. Serbët kanë deklaruar fitoren dhe votat numërohen prej më shumë se dy javësh.
 
“Është joserioze të shpallet fitorja. Shoqëria është ndarë, fëmijët në shkolla, komisioni zgjedhor, mediat dhe pjesëtarët e policisë. Të gjitha janë ndarë në një atmosferë etnike dhe kjo nuk është e mirë për një vend si ky”, thotë Çamil Durakovic, Kryetar i Srebrenicës.
 
Nga pala serbe fitues është Mlladen Grujiçiç, nga partia radikale serbe. Ai thotë se myslimanët nuk duhet të frikësohen dhe është normale që ai që fiton zgjedhjet ta drejtojë qytetin.

“Policia është duke siguruar fletëvotimet. Qytetarët kanë vazhduar jetën e tyre dhe euforia ka kaluar. Tani po presim vetëm rezultatet dhe besojmë në fitore”, deklaron Mlladen Grujiçiç.
 
Partitë myslimane kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Srebrenicë. Tensionet duken si një gjë lineare dhe të vazhdueshme.

Top Channel