Një njeri aq ekscentrik sa ai, zor se do të mbërthehej në institucionin e martesës. Por kur vjen fjala tek Shia LaBeouf, mos thuaj asnjëherë kurrë.

Aktori hollivudian lidhi kurorë me Mia Goth, me të cilën ndan të njëjtin profesion. Nuk ishte një dasmë e zakonshme ajo e yllit 30-vjeçar të ”Transformers”: ceremoninë e ndërrimit të unazave, çiftit ia kremtoi një imitues i Elvis Presley-t.

Martesat hollivudiane zakonisht janë luksoze e të bujshme, por Shia preferoi të mbante një profil më të ulët.

LaBeouf dhe Goth i shkëmbyen betimet martesore në kishëzen Viva Las Vegas, ku organizohen dasma që nisin nga 260 dollarët e për tematike kryesore kanë këngëtarin legjendar.

Por edhe pse Shia-s i rrëshqitën nja dy lot gjatë ceremonisë, nuk janë të paktë ata që hedhin dyshime mbi lëvizjen e fundit të aktorit, të njohur për prirjen tek arti i performancës. Sipas tyre nuk është çudi që në fund të rezultojë se në fakt, edhe martesa e tij, nuk ka qenë asgjë më shumë sesa thjesht aktrim.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel