Konkursi i kungujve dominohet nga zgjedhjet në SHBA

11/10/2016 00:00

Gara presidenciale ka qenë kryefjale e një konkursi të zhvilluar në Flordia ku kunguj të gdhendur u ekspozuan nënujë. Mes punimeve interesante, ishin kungujt e pagëzuar si “Howl-ary Clinton” dhe “Donald Trumpkin”, ndërsa gara u fitua nga një fener i çuditshëm i quajtur votuesi i pavendosur.

Artistë të të gjitha moshave, të rrethuar nga peshqit dhe barrierat koralore u mblodhën në thellësinë e 9 metrave për të gdhendur e për të dekoruar kungujt e tyre.

Jana Vandelaar dhe vajza e saj 13-vjeçare Jacqueline, 13 nga Key Largo i Floridas ishin autoret e kungullit fitues. Votuesi i tyre i pavendosur përfshinte sy të dale e të ngritur lart, duar të hapura dhe gjithashtu shkrimin; jemi të mbaruar. Një koment që i referohej më shumë gjasa zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Zhytësit pjesëmarrës duhet të kujdeseshin që kungujt të mos i merrte uji, ndërsa ata përpiqeshin t’i kthenin në një vepër arti. Ndërkohë në Kaliforni është zhvilluar një tjetër konkurs me në qendër simbolin e Hallouinit, por këtë herë faktori vlerësues ishte madhësia.

Fitues u shpall kungulli gjigant prej 866 kg, i cili ishte rritur nga një mësuese 42-vjeçare nga Uashingtoni. 42-vjeçarja Cindy Tobeck, e cila u shpërblye me 11 mijë e 500 dollarë tha se sekreti i rritjes së kungujve gjigantë është përdorimi i farës së duhur…

Top Channel