Përmbytjet, Basha ndjek situatën në Laç

11/10/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Laç për të ndjekur nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e së hënës, ku për pasojë një 48-vjeçar ka humbur edhe jetën.

Basha u takua fillimisht me anëtarë të strukturave të PD-së në këtë qytet, ndërkohë që më pas ka zhvilluar një vizitë në familjen e 48-vjeçarit, Kol Menga, i cili humbi jetën nga përmbytjet.

Më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike akuzoi Qeverinë se ka braktisur qytetarët.

“Qindra familje të Laçit dhe Fushë-Krujës u lanë në mëshirë të fatit. Këto janë investimet e rilindjes: me shiun e parë qytetet përmbyten, shtëpitë e bizneset po ashtu. Qytetarët janë braktisur nga kjo qeveri e papërgjegjshme që kujtohet për ta vetëm për t’ju marrë votën”, tha ai.

Top Channel