Nga jashtë duket si gjithë xhamitë e tjera që hapin dyert për besimtarët myslimanë që t’i falen Zotit, por nga brenda është totalisht ndryshe nga objektet e tjera të kultit islam.

Po flasim për “Xhaminë Smerald, njohur ndryshe edhe si “Mauzoleumi i Mbretit të Dritës”.

Ajo ndodhet në Shiraz, qytet në provincën Fars të Iranit dhe njihet zyrtarisht me emrin Shah Cheragh dhe është një xhami Shia.

Dallimi i madh mes saj dhe xhamive të tjera, jo vetëm në Iran, por në mbarë botën janë miliona gurët e smeraldit që të vendosura në ambientet e brendshme në forma gjeometrike perfekte e zbukurojnë edhe më shumë atë.

Besohet se ndërtimi i kësaj xhamie ka nisur në vitin 1517 dhe fillimisht ka qenë një objekt normal kulti, por që u zgjerua dhe zbukurua me gurë smeraldi me kalimin e viteve.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel