Witsel te Juventus, “Zonja e vjetër” e do që në janar

11/10/2016 00:00

E ardhmja e Axel Witsel është te Juventusi. Tashme ajo që pritet të mësohet është se kur do të ndodhë transferimi i mesfushorit belg tek bardhezinjtë. Objektivi i drejtuesve të kampionëve të Italisë dhe trajnerit Allegri është që ta sjellin atë në Torino që në merkaton e muajit janar, pa pritur që ai të mbyllë kontratën me Zenit.

Për këtë arsye Zonja e Vjetër është gati të derdhë në arkat e klubit rus 6 milionë euro që mund të jene një lloj dëmshpërblimi për Zenit. Por nëse ky transferim nuk do të realizohet në janar, atëherë Witsel në muajin shkurt do të firmosë kontratën e re me Juventusin per transferimin ne muajin qershor.

Marrëveshja mes palëve është arritur që në muajin gusht dhe bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Top Channel