Milani, mision në Londër

11/10/2016 00:00

Dëmtimi i rëndë i Riccardo Montolivos detyron drejtuesit e rinj të Milanit që të nisin punën për të sjellë ne skuadër një tjetër mesfushor.

Së fundmi emri që po lakohet shumë në ambientet kuqezi është ai i Cesc Fabregas. ideja e Drejtorit Sportiv të Milanit, Massimiliano Mirabelli është që të sjellë spanjollin në skuadër që në merkaton e muajit janar. Mësohet se ai tashmë është nisur drejt Londrës për të biseduar me futbollistin për këtë transferim dhe sinjalet duket se janë pozitive pasi vetë Fabregas e sheh më sy të mirë një lëvizje të tillë.

Fabregas nuk po gjen shumë hapësira në formacion te Chelsea dhe synimi i tij është që të luajë në një skuadër ku të jetë titullar. Milani duket se është opsioni më i mirë, por në këtë pikë ka një pengesë që ka të bëjë me pagën e spanjollit. Fabregas përfiton te Chelsea 6 milionë euro në vit, shifër kjo që duket e lartë pavarësisht burimeve financiare të investitorëve kineze.

Milani tentoi të sigurojë shërbimin e Fabregas edhe në ditët e fundit të merkatos së kësaj vere, por çështja ishte e komplikuar dhe nuk mund të mbyllej brenda një kohe të shkurtër. Tani i takon dyshes Fassone-Mirabelli për të bërë tentativën e radhës për të sjellë Fabregas në Milano.

Top Channel