Putin vizitë në Paris, për Sirinë dhe çështje të tjera

11/10/2016 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet të vizitojë Parisin më 19 tetor, ka njoftuar Presidenca franceze këtë të martë.

Siç raporton agjencia e lajmeve “AFP”, këtë mëngjes ka patur një kontakt mes Kremlinit dhe Elizesë për të propozuar një vizitë pune, për të diskutuar mbi çështjen e Sirisë.

Sipas burimit mediatik, zyra e presidentit rus ka propozuar një takim mes tij dhe homologut Hollande.

Vështirë të interpretohet kjo lëvizje e Moskës, në një kohë kur ajo po vendos raketa në enkavat e saj dhe kur ka në plan të rihapë bazat e vjetra ushtarake nëpër botë, duke dhënë shenja se ka në plan të rikthejë luftën e ftohtë.

Top Channel