Nis në Fier eventi artistik “De-Fest Theater”. Ky aktivitet organizuar nga bashkia Fier, ka ne fokus promovimin e artit, kulturës dhe resurseve të Shqipërisë dhe veçanërisht të qytetit të Fierit.

Drejtori i Artit dhe Kulturës në bashkinë Fier, Agron Xoxa, theksoi rëndësinë e këtij organizimi ku të pranishëm do të jenë emra të shquar të artit dhe skenës shqiptare si  Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Hajrie Rondo.

Armamaxa Teatro nga Italia është trupa e parë që hap siparin e këtij eventi, me regji të Enrico Messina, për të vënë në skenë pjesën “Mbretërësha e dëborës”.

E veçanta e këtij eventi është dhe gjenerimi i ideve të reja dhe nxjerrja e problematikave aktuale që po kalon arti skenik sot. Çdo ditë do të organizohen një sërë tryezash debati, ku të pranishëm do të jenë aktorë, regjisorë, kritikë të shquar shqiptarë dhe të huaj. 

Top Channel