PD, Boçi: E turpshme, ministrja e Arsimit akuzon maturantët

11/10/2016 00:00

Kryetari i Departamentit për Arsimin në PD, Luçiano Boçi ka ironizuar me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla sa i takon deklaratave të saj për maturantët.

“Ministrja e Arsimit më në fund i gjeti fajtorët “e vërtetë” të katrahurës e amullisë së procesit të pranimit në universitete! Bravo i qoftë! Shpëtuam, se kemi gjithë këto ditë që grindemi. Sipas saj, fajtorët ishin vetë maturantët, të cilët i cilësoi si “të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm”!!!!??? Epo ministre më “të përgjegjshme”, nuk më kishin zënë ndonjëherë sytë e më kishin dëgjuar veshët”, ka deklaruar Boçi.

Duke vijuar deklaratën e tij, deputeti demokrat është shprehur se, “me shumë “përgjegjshmëri”, ministrja pohoi se:

– Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ai që përcaktonte procedurën e regjistrimit! – Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ndryshuar para pak ditësh!

– Nuk dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin pas datës 20. Do të ndryshonte apo jo?! Do shohim e do bëjmë tha për një vendimmarrje.

– Nuk e dinte se si do të mund pranoheshin maturantët që nuk kishin fituar në raundin e dytë asnjë preferencë.

– Nuk dinte si do të plotësosheshin kuotat bosh dhe pas ezaurimit të vijës së kuqe.

– Nuk dallonte degët me konkurim.

– Nuk e dinte që “rregullat e lojës” ndryshuan. Madje këtu na preku se tek shprehja “rregullat e lojës”, na u ndal tek fjala lojë. Për të treguar “përgjegjshmërinë” e madhe, na tha që kjo nuk është lojë, është gjë shumë serioze!!! Hajde mos e beso po deshe pastaj!?

– Nuk e dinte që Ministria kishte shkelur ligjin e AL, me AKP-në. Ajo është baraz me QSHA – tha, çështje emri! Ou!!! Harroi Ministrja që vetëm për emrin Arte, apo Histori arti, u dogjën në Gazetari me dhjetra maturantë.

– Nuk dinte t’i jepte një përgjigjë të vërtetë e të saktë kërkesave të maturantëve. Shkurt nuk dinte asgjë. Sa të lumtur do ishin maturantët dhe shumë të tjerë, sikur mos kishte dalë fare!!!!!!!”, ka shtuar Boçi.

Top Channel