Fier, sekuestrohen 133 kg kanabis, në pranga një person

11/10/2016 00:00

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Topoja”, duke sekuestruar 133 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Gëzim Ferko, 56 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” të Fierit.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Seman, në mjetin e tij furgon me targa FR 1838 B, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 133 kg lëndë narkotike.

Top Channel